Lajme

Arben Gashi: Kjo Qeveri po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve

05/14/2021 10:39
nga:N M

Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka reaguar pas krijimit të tollovisë para sallës “1 Tetori” ku shumë qytetarë po presin për t`u vaksinuar, shkruan Gazeta Blic.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Qeveria Kurti po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Kjo qe shihet ne foto eshte paaftesia e qeverise per te organizuar nje proces vaksinimi, kur i shtohet kesaj edhe deshtimi per te siguruar vaksina, na rezulton se kjo qeveri e paafte po rrezikon jeten dhe shendetin e qytetareve!

Skandaloze: Kështu ngjiten të moshuarit për të marrë vaksinat tek salla “1 Tetori”