Lajme

Arben Gashi: Kështu u përplasëm me Ivica Daçiqin në Kretë, Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj

05/16/2022 23:19
nga:Gazeta Blic

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas zhvillimeve në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë, raporton Gazeta Blic.

”Ne nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme, ne kemi bërë punën tonë, në përfaqësimin e Kosovës”, tha ai.

“Në këtë takim patëm një ballafaqim me Dacicin”, tha Gashi, raporton Gazeta Blic.

Sipas Gashit, Dacici u mundua që të mos lejoj që Kosovës t’i jepet fjala. Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Dacicin, duke shtuar se ne “kemi deklaruar se si mund të flasim për vlera, kur Kosova të mos jetë në këto sesione e forume”.

Ai tha se përplasja me Dacicin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, tha ai në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.

Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Dacicit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka vrarë thuajse tërë familjes.

”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai.