Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Ministrin e Finanvace, Hekuran Murati në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare.
Gashi ka thënë se ka qenë pikërisht LVV-ja dhe Murati që nuk i votonin sa ishin në opozitë këto marrëveshje.
“Kur bëhet fjalë për interesin strategjik të Kosovës, të gjitha partitë kemi votu, kur bahet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare kemi votu të gjitha partitë. Kjo marrëveshje e pashkruar është prish nga VV-ja. Ai , Murati, na thoshte kur i keni 80 deputetë në sallë votojmë edhe ne, kur ndërkohë ne i kishim vetëm 62 deputetë. Por po e pyes unë sot Hekuranin çfarë mendon. Problemet që i ka pru duke tentuar të bëjë opozitë me kauza të rrjeshme janë disa”
“A ke mashtru atëherë deputet dhe kryetar Komisioni për Buxhet dhe Financa, apo ka besu atëherë dhe nuk beson sot apo ka mashtru atëherë edhe sot. Mënyra e të bërit politikë është përtej një interesi momental, ministër. Ke prish traditën e votimit për çështjet me interes nacional për çështje me interes politik. Nëse i keni 80 deputetë, votoni. Për momentin nuk marrin pjesë në votim” tha Gashi raporton Gazeta Blic”