Komentatori i njohur kosovar, Arben Berisha i cili dhuroi emocione për shikuesit të sportit në Kosovë për vite me radhë ishte i ftuar në “Blic Interview” aty ku mes shumë temave foli edhe për futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën Granit Xhaka.
Berisha e cilësoi Xhakën si tre nga futbollistët më të mirë shqip-folës të të gjitha kohërave, duke potencuar se ndërkombëtarisht të gjitha arritjet e tij njihen për Xhakën si zviceran, transmeton GazetaBlic.
“Unë mendoj që Xhaka është në rrugë të mirë të jetë në atë nivel. Nuk duhet harruar edhe një element. Po është shqiptar, është i Kosovës, por megjithatë ai luan për Zvicrën dhe unë nuk kam asgjë kundër, përkundrazi jam përkrahës ndaj Xhakës dhe gjithë lojtarëve të tjerë që sipas dëshirës së tyre zgjedhin thjesht edhe për shpërlbim ndaj atij vendi që i ka rritur dhe u’a ka dhënë të gjitha mundësitë, por duke e përfaqësuar Zvicrën, nuk e di nëse e kualifikon për të hyrë në garë për futbollistin më të mire shqiptarë të gjitha kohërave. Si shqip-folës absolutisht, por ai është zviceran me letra. Të gjitha rezultatet e tij në futboll i ka arritur si shtetas zviceran, prandaj kjo është mospërputhëse. Në kuptimin nominal si shqiptar si shqipfolës, Xhaka pa diskutim që është aty, nëse nuk është i pari ose i dyti, është në top treshe pa diskutim, duke u bazuar që Xhaka e ka karrierën para vetes ende. Mendoj që është e pandershme prej anës time që të jape një top treshe. Nuk mund ta quajë veten kompetent për të bërë një gjë të tillë, por që Granit Xhaka edhe nëse nuk është i pari ose i dyti, gjë që nuk po e them që nuk është, ai është top treshe gjithsesi”, tha fillimisht Berisha në “Blic Interview”.
Tutje, Berisha komentoi sezonin fantastik të Granit Xhakës me Bayer Leverkusenin dhe Zvicrën në Euro 2024, ku shtoi se beson se ai do jetë në formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian.
“Absolutisht pa asnjë dilemë të vetme Xhaka duhet të jetë në formacionin më të mirë të Kampionatit Evropian. Si kapiten, si një lojtar i jashtëzakonshëm, si një lider i ekipit dhe kjo erdhi si një incercion forma e tij e mirë në ‘Euro’ pas një sezoni fenomenal që e bëri me Bayer Leverkusenin ku e fitoi titullin historik në Bundesliga, me arritjen në finale të Europa League si dhe me triumfin e Kupës së Gjermanisë. Edhe në Arsenal një vit më herët ishte në formën maksimale, por kalimi në Byer Leverkusen duket se ia ka dhënë platformën dhe hapësirën që tregojë veten maksimalisht. Ai ka shënuar gola edhe me skuadrën e tij, por edhe me Zvicrën tregoi lidership të jashtëzakonshëm. Kur e ke një tifozëri autoktone zvicerane, që pak vite më pare ishte shumë kritike ndaj Xhakës dhe tashmë në kor të thërrasin emrin e tij për shkak të performancave të jashtëzakonshme, kjo gjë është për çdo lëvdatë”, tha ai për BlicInterview.
/GazetaBlic/