Analisti politik, Arben Ahmeti ka reaguar pas vizitës së delagacionit amerikan në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se presidentja Osmani e kryeministri Kurti duhet t’i shfrytëzojnë mesazhet amerikane dhe të tregojnë gatishmërinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Qendrimin ne ShBA presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet ta shftytezojne per te treguar mesazhe gatishmerie te Kosoves:
1. Gatishmeri per te levizur nga status quoja
2. Gatishmeri per te evituar cfaredo tensionimi te rajonit.
E kunderta e ktyre dy zhvillimeve i konvenon Rusise.
Mesazhet amerikane jane te qarta. Nuk ka nevoje per riinterpretim e as ridimensionim te tyre nga asnje zyre dhe nga asnje koke ne Ballkan.
Nderimi per Albright duhet te na e kujtoj mesazhin e presidentit Klinton ne viziten e tij te pare: Ne e fituam luften, ju duhet ta fitoni paqen.
Me shume se dy dekada pas ketij mesazhi, jemi zhvilluar por edhe kemi bere gabime ne raport me miqte si Albright e Klinton.
Kosova nuk e ka luksin qe te humbet paqen.
Vjosa dhe Albini e kane legjitimitetin popullor qe ta perfundojne kete beteje.
Nuk duhet shume mund. Duhet te qendrojne ne krah te SHBA-ve.


