Lajme

Arben Ahmeti: SHBA asnjëherë nuk ka kërkuar shtet brenda Kosovës, për një grusht vota i thonin Zajednicë

08/06/2022 13:42
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Arben Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka shkruar se kurrë SHBA nuk ka kërkuar shtet në formë asociacioni brenda Kosovës.

Sipas tij, për një grusht vota u quajt Zajednicë, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Asnjehere ShBA nuk ka kerkuar shtet ne forme asociacioni brenda Kosoves.

As atehere kur politika jone per nje grusht votash i thonin zajednice.

Nuk e kerkon as tash.

Asnje e keqe nuk na vije nga Shtepia e Bardhe. Duhet unitet, lidership dhe marreveshje perfundimtare.

Shtepia e Bardhe eshte adresa.