Lajme

Arben Ahmeti për vrasjen e 18-vjeçarit: Publikimi i pamjeve niveli më i lartë i gazetarisë

01/21/2024 23:04
nga:G C

Analisti politik, Arben Ahmeti thotë se për rastin tragjik në Podujevë ku mbeti i vrarë Lulzim Fejzullahu, nga dy të mitur, kemi të gjithë faj, raporton GazetaBlic.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar edhe ndaj kritikave për media që i publikuan pamjet.

Sipas tij, publikimi i pamjeve i mbyll debatet e interpretimit dhe është niveli më i lartë i gazetarisë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

“A i’a mshove edhe ti?!”.
“A i’a ktheve?!”
“Eh more smotan, hinja tjera here”.

Na jemi rrite me keto instruksione. Prinderit tane na kane pergadite per lufte fizike me cfaredo perballje.
Shumica prej nesh, edhe sot i keshillojme njejte femijte tane.

Pastaj, normal qe rrehen, bajne krime e edhe vriten.
Nuk ka faj as veq shkolla, as veq shteti, as veq familjet e dy djemve qe sjellin me shipke e me grushte.
Krejt kemi faj.

Perndryshe, e gerditshme me pa sa shune moral kunder mediave qe publikuan pamjet. E di.
Pamjet e tilla u’a kane prishe terezine e pordhes nen qebe, dhe dukjes me filtera mirepo nuk ka media ne boten demokratike qe nuk publikon pamjet e nje krimi te tille.
Ne fakt publikimi i pamjeve i mbylle debatet dhe intepretimet. Eshte niveli me i larte i gazetarise.