Lajme

Arben Ahmeti me kritika ndaj kryeministrit Kurti, ia rikujton premtimet e bëra në fushatë

05/26/2021 09:47
nga:M K

Analisti i çështjeve politike, Arben Ahmeti ka kritikuar kryeministrin Kurti për çasjen e këtij të fundit rreth dialogut.

Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Kurti është bërë i ndryshueshëm, ndërsa ia ka rikujtuar kreut të ekzekutivit premtimet e bëra në fushatë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Albin, je ba i ndryshueshëm (2)
Dil përballu, Albin. Trego që ke ndryshu. Je ba i ndryshueshëm.
Trego a duhet të ftohen përfaqësues të Luginës në dialog apo tash ke ndryshuar qëndrim?
A duhet të kërkojë falje Serbia para se të nisë dialogu apo tash ke ndryshuar qëndrim?
A duhet që Serbia të zotohet për reparacionet e dëmeve të luftës apo tash ke ndryshuar qëndrim?
Mbi të gjitha Albin, trego a duhet të jetë parakusht për dialogun me Beogradin, dialogu me serbët lokal apo tash je bindur që bën edhe direkt me Beogradin?
Trego Albin a bën tash të bisedohet me Beogradin për organizimin e brendshëm të Kosovës ?
Trego a duhet që t’i vendosim reciprocitet Serbisë dhe a mendon ende se politikanët që thonë se reciprociteti nuk është zgjidhje janë të shantazhuar?! Janë të shantazhuar sepse janë të korruptuar.
Unë ende e kuptoj dhe nxis ndryshimin tënd, por duke e pranuar se ke ndryshu. Jo duke u fshehur. Jo duke u strukur. Sepse dikujt i shkon mendja për keq e fillon të mendojnë që je frikacak e “qyqan” që kurgjo nuk bon. Nuk merr vendim.
A.A – ideator i pergjithshem!

LEXO EDHE:

Nagavci tregon arsyen se pse do të testohen mësimdhënësit

/GazetaBlic/