Presidentja e vendit Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti po qëndrojnë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ata dje janë pritur nga sekretari i shtetit Antony Blinken, raporton Gazeta Blic.
Gjatë ditës së sotme pritet që Kosova dhe SHBA të nënshkruajnë marrëveshjen me MCC, në vlerë prej 200 milionë dollaravë e që do të investohen kryesisht në sektorin e energjisë.
Në fillim të takimi kishte disa deklarata të shkrurta për media nga sekretari Blinken dhe po ashtu nga presidentja Vjosa Osmani.
Më pas edhe Osmani edhe Kurti thanë ndër të tjera se SHBA mbetet aleati kryesor i Kosovës.
Por, si po e sheh këtë vizitë gazetari Arben Ahmeti dhe si duhet të veprojnë liderët e vendit pas takimit me sekretarin e shtetit të SHBA-së.
Ahmeti vlerëson se assesi liderët e institucioneve të Kosovës nuk duhet të përpalsen me adminsitraten amerikane për tema të caktuar, e ku ai këtu ka përmendur “Ballkanin e Hapur”.
“Uroj që vërtetë presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti ta kenë kuptuar se nuk kemi alternativë tjetër pos partneritetit me SHBA dhe se përplajsa në tema të caktuara me ta, siç jane Ballkani i Hapur tash, apo demarkacioni dikur, nuk janë zgjidhje”, ka thënë Arben Ahmeti.

Ahmeti thotë se është koha që Kosova dhe Serbia ta mbyllin çëshjten e marrëvshjes finale mes dy vendeve.
Për këtë, ai thotë se duhen hapa konkretë.
“Uroj që krerët e shtetit t’i marrin seriozisht kërkesat e administrates Biden në raport me dialogun dhe të krijojnë koncensus dhe gatishmëri që ta permbyllin njohjen nga Sebia brenda kësaj administrate”, tha ai.
Qeveria jep detaje nga takimi i Osmanit dhe Kurtit me Blinken


