Lajme

Arben Ahmeti jep detaje, tregon se cilët pritet të jenë dëshmitarët e parë në Hagë javën e ardhshme!

09/10/2025 12:21
nga:Y I

Moderatori i emisionit “Adresa” ne Kanal 10, Arben Ahmeti, ka marrë njoftim ekskluziv për dëshmitarët që do të dëshmojnë në Hagë gjatë javës së ardhshme.

Ahmeti mbrëmë në emisionin e tij, tregoi se personi i parë që do të dëshmojë është James Rubin, ish ndihmës sekretari i jashmëm amerikan, një nga protagonistët kryesorë në Marrëveshjen e Rambujes dhe një nga zërat e mëdhenj të lirisë sonë.

I dyti që do të dëshmojë në Hagë pas Rubin-it, është Wasley Clark, Gjenerali që bombardoi Serbinë në kuadër të NATO-s. Personi i tretë që po ashtu do të dëshmojë në Hagë për krimet e luftës në Kosovë nga Serbia, është Bernard Kushner, apo Administratori i parë në mandat të plotë në kohën e UNMIK-ut dhe zyrtari i lartë i diplomacisë franceze. Dhe i fundit që do të dëshmojë në Hagë, dhe jo më pak i rëndësishëm, është William Walker, njeriu i cili e shpalli gjenocidin e ndodhur në Reçak, Masakrën e Reçakut e shpalli si krim kundër njerëzimit.

Këto janë katër emrat e parë të cilët Ahmeti i ka konfirmuar dhe të cilët do të jenë dëshmitarë të mbrojtjes në procesin gjyqësorë.