Lajme

Arben Ahmeti: Jam skepktik sa i përket mundësisë së Kurtit për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

08/23/2022 16:24
nga:Q R

Analisti politik Arben Ahmeti, shprehet skeptik sa i përket mundësisë së Kurtit për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pasi që sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është krijuar si kundërshtuese e një marrëveshje me Serbinë.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic vlerëson se Kosova është në një momentum të rëndësishëm për mbylljen e dialogut, andaj ai uron që Kurti ta bëjë një gjë të tillë.

“Jemi në një momentum që ne duhet ta shfrytëzojmë si Kosovë që ta përfundojmë njëherë e përgjithmonë çështjen me Serbinë. Unë jam që Kosova të mos shkoj në konflikt me Serbinë, pra të gjendet një formul e cila dërgon në një marrëveshje të përhershme, uroj që Kurti ta bëjë këtë sepse do të ishte në nivel të liderit dhe të kryeministrit, a besoj unë që do ta bëjë është çështje tjetër, unë jam skeptik sa i përket mundësisë së Kurtit për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë duke e ditur historinë e Vetëvendosjes, sepse ajo është krijuar si kundërshtuese e një marrëveshje me Serbinë”, ka thënë ai.

Shiko videon e plotë:

 

Profesori Universitar: Perëndimi po bie pre e provokimeve të Serbisë, vizita e Escobar dhe Lajçak sa për shtensionim të situatës