Lajme

Arben Ahmeti, Albin Kurtit: Nuk ka Qeveri që i mbijeton revoltës se veteranëve, mos na qo në zgjedhje

06/06/2022 12:32
nga:N M

Analisti politik Arben Ahmeti ka reaguar pas protestës së veteranëve të UÇK që po kërkojnë që ligji për pagën minimale të mos kaloj në Kuvend e ku nuk përfshihet që ndaj tyre të këtë rritje të pensioneve për ta.

Ahmeti ka thënë se asnjë Qeveri nuk i ka mbijetuar revoltës së veteranëve dhe kësisoj Kurti mund ta qoj vendin në zgjedhje të reja.

Reagimi i plotë:

Nuk ka qeveri qe i mbijeton revoltes se veterenave qe i’a mundesuan lirine.
Kryeminsiter, mos na qo ne zgjedhje. Ulu e takohu me veterenet, sindikatat dhe grupet e tjera te interesit. Arroganca nuk kalon.