Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, dha një konferencë zyrtare për shtyp para ndeshjes së raundit të 28-të të La Ligës kundër Elche-s.
Një nga deklaratat më të forta në konferencën për shtyp ishte e rezervuar për portierin Thibaut Courtois.
Arbeloa, i cili ka ndarë një dhomë zhveshjeje me legjenda si Iker Casillas, nuk i ndali lëvdatat e tij për belgun.
“Kam luajtur me disa nga portierët më të mirë në botë dhe në histori. Por atë që bën Courtois, nuk e kam parë kurrë askënd ta bëjë. Për mua, nuk ka debat – ndoshta po flasim për portierin më të mirë në historinë e Real Madridit.”
/GazetaBlic Sport/


