Mbrëmjen e djeshme në spektaklin më të shikuar momentalisht “Big Brother Vip” njëri nga banorët më të komentuar Donaldi, u surprizua nga vëllau i madh me hyrjen e Romeos binakut të tij në shtëpi.
Por kjo gjë po përceptohet ndryshe nga publiku, ata japin komente nga më të ndryshmet duke thënë se pjesëmarrja e Donaldit tani e tutje në shtëpi është vetëm për shkak se po i jep BBV-së shikueshmëri nga suprizat që po i bëhen atij, njëherë hyrja e Borës ku ndodhi puthja e shumë komentuar, pastaj e prindërve të tij për pak mbështetje rreth situatave të fundit ku ai ka qenë shumë i përfshirë dhe së fundmi hyrja e Romeos, ku takimi i tij me binakun e tij dhuroi mjaft shumë emocione.
Dhe komentet rreth këtyre situatave nuk munguan aspak, së fundmi është parë një koment në foto të moderatorës, ku kjo e fundit edhe i ktheu një përgjigje./GazetaBlic/
=


