Arbana Osmani ka qenë këto ditë në Suharekë, ku mori pjesë në një event atje dhe nuk u shpëtoi as pyetjeve të gazetarëve.
Konkretisht ishte gazetari i televizionit T7 që i drejtoi disa pyetje Arbanës për dasmën, por ajo refuzoi të përgjigjej duke mos zbuluar ende më shumë detaje nga dita e saj më e bukur.
Gazetari: Urime martesën! Pse nuk i le njerëzit të bëjnë foto?
Arbana: Po ne nuk jemi këtu për martesën apo jo?
Gazetari: Si u ndjeve?
Arbana: Shumë mirë.
Gazetari: Pse pikërisht Italia?
Arbana: Unë nuk jam këtu për të folur për martesën.
Gazetari: Pyetjet e mia janë këto.
Arbana: Përgjigjet e mia nuk janë për martesën.