Showtime

Arbana Osmani publikon fotografinë e parë të dasmës

06/23/2023 12:15
nga:Y I

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe regjisori Eduard Grishaj, kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë me 17 qershor 2023.

Çifti kanë vendosur që ceremoninë e dasmës, që e mbajtën në “Lago di Como” të Italisë, ta mbajnë private, dhe këtë iu kanë kërkuar edhe të ftuarve.

Mirëpo, Osmani ka vendosur sot që të publikojë një fotografi nga dasma.

“Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq”, ka shkruar moderatorja poshtë fotos.