Showtime

Arbana Osmani merr mesazhe mallkimi për fëmijët e saj, vjen me një reagim

12/29/2021 13:18
nga:G C

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani më shumë se kurrë po komentohet në mediet rozë.

Suksesi që ka “Big Brother Vip” dhe Arbana si moderatore pa dyshim se është shumë e përfolur dhe nuk harron të tregohet e afërt me ndjekësit e saj, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, ajo ka befasuar të gjithë me një mesazh që publikoi në Instagram ku zbuloi se nga një grua e cila është vet nënë ka marrë mallkime për dy fëmijët e saj.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në ëeb nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj./GazetaBlic/