Showtime

Arbana Osmani me dedikim emocional për ditëlindjen e të birit

10/19/2021 10:20
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka ditë feste sot.

Ajo ka postuar disa fotografi me djalin e saj, Diellin, ku e ka uruar për njëvjetorin e lindjes, shkruan GazetaBlic.

Arbana zgjedhi fjalët më të mira dhe bëri një dedikim emocionues.

“Gëzuar Ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që me risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund te lindë sërish. Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, shkroi Arbana./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)