Sporti

Araujo: Nuk dua të flas për Yamal sonte, ai është profesionist i shkëlqyer!

10/26/2025 19:16
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka folur për mediat pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit, duke folur si për performancën e ekipit ashtu edhe për polemikat rreth Lamine Yamal.

Lidhur me humbjen ndaj rivalit të tyre më të madh, Araujo tha:

“Ne largohemi të trishtuar për humbjen kundër rivalit tonë më të madh. Ka gjëra për të korrigjuar, por ka ende shumë për të luajtur.”

Lidhur me Yamalin dhe tensionet pas ndeshjes, ai shtoi:

“Nuk do të flas për Lamine Yamal sot, ai është një profesionist i shkëlqyer dhe një nga më të mirët në botë. Ai është i rritur dhe tashmë e di se çfarë duhet të bëjë. Nuk më intereson, nuk e di se si e morën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport