Sporti

Araujo: Do ​​të jem te Barcelona për shumë vite

20 ditë më parë
nga:Lorik J

Ronald Araujo ka folur për mediat pas barazimit 2-2 të Barcelonës me Atalantën në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Araujo ishte në listën e golashënuesve për Barcelonën dhe bëri një deklaratë për të ardhmen e tij me klubin.

“Jam shumë i kënaqur me golin pas rinovimit, mund ta shihni punën, atë që jap në fushë dhe shoh që njerëzit e vlerësojnë atë.

“Do të jem këtu për shumë vite, nëse varet nga unë, me siguri”, tha ai siç citohet nga SPORT.

/GazetaBlic Sport