Showtime

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në “Miss Universe”, bukuroshja Rumy Alqahtani do t’i përfaqësojë në garën e bukurisë

03/27/2024 08:28
nga:N K

Modelja Rumy Alqahtani nga Arabia Saudite do të bëjë histori duke marrë pjesë në konkursin “Miss Universe 2024”, duke shënuar herën e parë për këtë komb që merr pjesë në një spektakël të tillë.

Ajo është një fytyrë e njohur në konkurse bukurie dhe në rrjetet sociale. Arabia Saudite do të bëjë debutimin e saj në konkursin “Miss Universe”, duke shënuar një moment të rëndësishëm për kombin islamik.

Bukuroshja Rumy Alqahtani është zgjedhur që të përfaqësojë mbretërinë saudite në këtë garë globale, shkruan media e njohur indiane Mind.

Së bashku me fotot, ajo shkroi në arabisht në Instagram: “Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin ‘Miss Universe 2024’. Kjo është pjesëmarrja e parë e Arabisë Saudite në konkursin ‘Miss Universe’”.

Krahas mbishkrimit, modelja publikoi disa fotografi të saj ku shihej e veshur me një fustan të shkurtër me shkëlqim dhe pa breza.

Sipas raportimeve nga mediat arabe, e lindur në Riad, Alqahtani është mësuar tashmë të jetë në vëmendjen e publikut. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare të bukurisë, së fundmi në konkursin “Miss dhe Mrs Global Asian” që u mbajt në Malajzi pak javë më parë.

Në vitin 2023, “Miss Universe” u fitua nga Sheynnis Palacios nga Nikaragua, duke shënuar herën e parë që një pjesëmarrëse nga Nikaragua fiton titullin. Antonia Porsild nga Tajlanda dhe Moraya Wilson nga Australia u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Organizatorët zbuluan vitin e kaluar se edicioni i ardhshëm i konkursit do të mbahet në Meksikë.