Sporti

Arabët shumë të sigurt, Foda afër nënshkrimit me Al Wahda

06/18/2025 08:43
nga:Lorik J

Në Arabinë Saudite janë shumë të sigurt se Franco Foda do jetë trajner i Al Wahda.

Klubi nga Emiratete e Bashkuara ka intensifikuar bisedimet me trajnerin e kombëtares së Kosovës dhe tani një nga gazetarët e besueshëm atje raporton se marrëveshja është afër mbylljes.

“Al Wahda është afër emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ekipit”, shkruan gazetari, Ahmed Ragab.

Kujtojmë se Foda ka kontratë me Kosovën deri në vitin e ardhshëm, megjithatë duket se zhvillimet në largimin e tij janë të mëdha.

/GazetaBlic Sport