Sporti

Arabët po insistojnë ta mbajnë Benzeman

01/22/2024 12:23
nga:E K

Arabia Saudite po insiston që ta mbajë Karim Benzeman.

Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano mëson se takimet do të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur për ta diskutuar të ardhmen e sulmuesit francez.

Situata mbetet e paqarë dhe e tensionuar me ekipin e tij aktual, Al Ittihad.

Drejtuesit e futbollit arab duan që ish-futbollisti i Olympique Lyonit dhe i Real Madridit të qëndrojë në Arabinë Sauditë, qoftë edhe nëse dëshiron t’i bashkohet një klubi tjetër të Saudi Pro League.

Rikthimi i ish-përfaqësuesit francez në Evropë mund të realizohet vetëm me një shkurtim të dukshëm të rrogës, pasi aktualisht ai paguhet 200 milionë euro në vit në klubin arab.

Por, Topi i Artë nuk ka ushtruar në javët e fundit me ekipin e tij dhe dëshiron të largohet nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në Evropë, ku e duan klubet e Premierligës.