Më 22 nëntor 2022, u njoftua se Cristiano Ronaldo dhe Manchester United po ndahen pas një sërë problemesh të ndërsjella.
Pakkush mund ta priste atëherë që portugezi të largohej nga futbolli evropian, por në fund ndodhi vërtet.
Edhe pse në vitin 2015 tha se nuk ishte një opsion për të që të shkonte në destinacione ekzotike afër fundit të karrierës së tij, tani padyshim që ka ndryshuar mendje dhe ka firmosur kontratën më të pasur në historinë e futbollit. Cristiano Ronaldo u largua për në Al-Nassr ku është ende në pritje të debutimit të tij, por tashmë ka dëshmuar se ka një ndikim të madh.
Dje është luajtur një ndeshje mes Al-Ittihad dhe Al-Hilal. Në pamje të parë, nuk ka të bëjë me Cristiano Ronaldon, por diçka ndodhi atje që tregon se sa ndikim ka Ronaldo në të vërtetë në botën e futbollit dhe sa eufori mbretëron në Arabinë Saudite për shkak të ardhjes së tij
Gjegjësisht, në një moment dy tifozë vrapuan në fushë gjatë ndeshjes së lartpërmendur dhe imituan festën e golit legjendar të Ronaldos të quajtur “siu”.
2 hinchas invadieron el campo de juego durante el partido entre Al Ittihad-Al Hilal y celebraron con el SIUUUU de CR7 ?❤️
La multitud acompañó a los mejores invasores de todos los tiempos ???. ¡Efecto CR7! ??pic.twitter.com/Z6Zeikw8T8
— Nelson Rene (@NelsonReneOk) January 6, 2023


