Geek

Apple do të reduktojë rreth 40 për qind nga paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv

01/13/2023 14:06
nga:N M

Apple njoftoi se paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv Tim Cook, do të reduktohet me rreth 40 për qind. Gjigandi i teknologjisë thotë se Cook kërkoi shkurtimin pas kritikave nga aksionarët. Komiteti i pagave ka vendosur “të ardhurat e synuara” të Cook për vitin 2023 në rreth 49 milionë dollarë.

“Komiteti i pagave balancoi rekomandimin për riorganizimin e të ardhurave të Cook me reagimet e aksionarëve dhe performancën e Apple”, tha Apple për Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC). Paga vjetore prej 3 milionë dollarësh dhe shpërblimet deri në 6 milionë dollarë nuk do të ndryshojnë, por do të ulen të ardhurat nga aksionet e kompanisë.

Sipas kësaj, “të ardhurat e synuara”, nga 84 milionë dollarë në vitin 2022, janë ulur në rreth 49 milionë dollarë këtë vit, me një zbritje prej 40 për qind. Në vitin 2022, kompania i dha atij 75 milionë dollarë aksione, gjysma e të cilave bazoheshin në performancën e mirë të Apple në tregun e aksioneve.