Aplikacioni që forcon bashkëpunimin mes Policisë dhe qytetarëve me version të ri

Aplikacioni “Lajmëro Policinë” tashmë ka marrë një pamje të re.

Përmes këtij aplikacioni mobil, qytetarët mund të raportojnë rastet edhe përmes videove, dhe mund ta ndjekin statusin e tyre në kohë reale.

Ky aplikacion vijon të jetë i disponueshëm edhe në platformat iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet në App Store dhe Play Store.