Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt. Apeli ka gjetur se ankesa e Prokurorisë së Gjilanit është a bazuar duke e kthyer në pikën zero rastin në fjalë.
Siç bëhet e ditur në njoftim Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.
“Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në njoftim.
“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë të Departamentit për Krime të Rënda, PKR.nr.43/2019 të datës 14.12.2022, i akuzuari Sh.G. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPK dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ndërsa i akuzuari I.C. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të pa autorizuar të armëve, nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, ashtu që i akuzuari Sh.G. është gjykuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit I.C., i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 2000 (dymijë) euro, të cilin dënim është obliguar që të paguaj në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet tutje në njoftim të Gjykatës së Apelit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


