Lajme

Apeli i Posaçëm nuk i kthen sendet e sekuestruara Ajola Xoxës

24 ditë më parë
nga:Y I

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Shqiëpëri e ka miratuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxe, të mos i merr sërish sendet e sekuestruara.

Sipas A2CNN, ky vendim i apelimit ka konfirmuar atë të mëparshmin, duke e lënë në fuqi ndalimin e kthimit të sendëve të sekuestruara.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim, sipas A2CNN.