Showtime

Anxhela Peristeri nominohet për çmimin e rëndësishëm në Eurovision

12/29/2021 10:35
nga:G C

Anxhela Peristeri përfaqësoi Shqipërinë vitin e kaluar me këngën “Karma” në Eurovision, dhe është vlerësuar nga faqja zyrtare e “Eurovision” si një nga pesë vokalet më të mira.

Krahas saj janë edhe artistët përfaqësues të Maltës, Zvicrës, Izrelit dhe Portugalisë.

Llogaria zyrtare e spektaklit evropian në Instagram ka hapur një votim për të zgjedhur fituesin.

Ri-kujtojmë performancën e saj të shkëlqyer në skenën e “Eurovision”.