Është anuluar konferenca për media e ministrit Aliu, e paraparë të mbahet sot rreth orës 12:30.
Këtë e konfirmoi vetë departamenti për media i kësaj ministrie, që nuk specifikoi arsyet e anulimit, ashtu siç nuk specifikoi arsyet e mbajtjes së saj, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Të nderuar,
Anulohet konferenca për media e thirrur me datë 22.06.2021 në ora 12:30, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës – MMPHI.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
/GazetaBlic/


