Sporti

Anulohet gara e Çmimit të Madh të Imolas, reshjet e dendura të shiut përmbytin pistën

05/17/2023 15:07
nga:Mergim Rreci

Tashmë është zyrtare, anulohet Çmimi i Madh i Imolas, i cili ishte planifikuar për t’u zhvilluar këtë fundjavë. Reshjet e dendura të shiut që nuk kanë ndaluar gjatë kësaj jave në këtë rajon kanë bërë që lumi i zonës, Santero, të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë përmbytje të mëdha, duke bërë që autoritetet vendase të ngrenë alarmin.

Një pjesë e madhe e pistës është e përmbytur, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas një komunikate të FIA në rrjetet sociale mësohet se çmimin i Imolas nuk do të zhvillohet këtë fundjavë.

“Në këtë gjendje ne nuk mund të zhvillojmë çmimin e Imolas, në këto kushte ne rrezikojmë shëndetin e tifozëve, pilotëve dhe stafit drejtues. Prandaj gara e planifikuar për këtë javë nuk do të zhvillohet.”-shkruan FIA.

Me rastin e anulimit të çmimit, fondet e mbledhura për organizimin e garës, do t’u shkojnë familjeve që janë prekur nga përmbytja.