Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil.
Sipas kompanisë, furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më pare”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell GazetaBlic.
KRU “Mitrovica”, kërkon që uji, ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK-së, i njëjti të përdoret vetëm për higjenë.


