Lajme

Anulimi i votave të diasporës për Dragashin, LDK-ja ankohet në Supreme

11/20/2021 16:25
nga:M K

Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar në Gjykatën Supreme, lidhur me anulimin e votave të diasporës në Komunë e Dragashit.

Zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi e ka konsideruar skandaloz vendimin e PZAP-së për anulimin e votave të diasporës në Dragash.

“Rezultatet e publikuar a nga ky institucion nuk figurojnë edhe votat e numëruara të Dragashit. Andaj sot LDK-ja, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën për vendimin skandaloz të PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar që të ndryshojnë vullnetin qytetarë të Dragashit”, ka thënë Halimi.

Halimi tha se kanë ofruar mbi 200 dëshmi në Suopreme kundër këtij vendimi të PZAP-zë.

“LDK-ja ka dorëzuar sot në Supreme mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë, të votave të tyre në raundin e dytë”, tha më tutje ajo.