Lajme

Anulimi i votave të diasporës në Dragash, vjen reagimi nga PDK

11/19/2021 17:27
nga:M K

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë se u konstatua nga PZAP se procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit ka qenë i manipular dhe i orkestruar duke keqpërdorur të drejtën e mërgatës për votë.

Ai tha se “që nga marrja e informacioneve se ky proces mund të jetë manipuluar, kemi ngritur shqetësimin tonë duke kërkuar një raport të detajuar dhe duke i ofruar publikut qasje në zarfe të cilat dëshmonin qartazi manipulimin e orkestruar.”

“Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që tentojnë të manipulojnë se nuk mund të fshihen brenda zarfeve e kutive të votimit. Prandaj ftoj prokurorinë që të mirret deri në fund me zbardhjen e këtij orkestrimi dhe devijimi të vullnetit të qytetarëve të Dragashit”, shkroi ai në Facebook.

“Ruajtja e integritetit të zgjedhjeve dhe kredibilitetit të KQZ-së përherë do të jetë mision, për të ruajtur qëllimin e vertëtë të shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve që të kenë një Deputet, Kryetar Komune, e Këshilltar Komunal legjitim. Përgëzoj të gjithë ata që u angazhuan në ndaljen e kontrabandimit”, tha Elshani.

Ankesa e PDK-së në Dragash, PZAP urdhëron KQZ-në të mos i përfshijë në rezultat votat me postë