Lajme

Anulimi i votave me postë në Dragash, KQZ: Palët mund të ankohen në Gjykatën Supreme

11/19/2021 19:17
nga:M K

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar votat me postë në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit. Mirëpo, palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për GazetaBlic se KQZ do të pres palët që t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

LDK në Dragash kundërshton vendimin e PZAP-së, do t’i drejtohet gjykatës

“Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon raundit të dytë Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe, PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.

Ankesa e PDK-së në Dragash, PZAP urdhëron KQZ-në të mos i përfshijë në rezultat votat me postë