Sporti

Anulim i golit, huqje e penalltisë, Brojës i ndodhi gjithçka në ndeshjen e Kupës së Anglisë!

09/21/2021 23:54
nga:Lorik J

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja zbriti titullar mbrëmjen e sotme me fanellën e Southamptonin në sfidën ndaj Sheffield të vlefshme për  Kupës së Anglisë.

20 vjeçari u bë protagonist duke shënuar një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, teksa skuadrat iu drejtuan penalltive.

Radha për të goditur e Brojës ishte penalltia e 3-të, por sulmuesi i Kombëtares gaboi duke e dërguar topin në duart e portierit.

Por në fund Southamptoni arriti të fitonte me shifrat 2-4 duke u kualifikuar më tej në raundin tjetër në Kupë.

/GazetaBlic Sport