Sporti

Antwerp “mesazh” Dritës, fiton në xhiron e parë të sezonit të ri në Belgjikë

07/24/2022 18:07
nga:L J

Skuadra belge, Antwerp ka fituar ndeshjen e parë në kampionatin belg ndaj Mechelen.

Sezoni i ri i kampionatit belg ka filluar sot dhe ekipi i Antwerp e ka nisur mbarë, me një fitore në udhëtim me rezultatin 0:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi belg fitoi takimin e parë me dy golat e Michael Frey, të cilat futbollisti i realizoi në pjesën e parë.

Kjo fitore është një “mesazh” për Dritën, pasi klubi belg vjen në Prishtinë për t’u përballur me ekipin e Nuhiut të enjten.

Ndeshja e parë në Belgjikë përfundoi me rezultatin 0:0. Të enjtën me patjetër do të ketë një fitues – i cili do të kalojë tutje në raundin e tretë të kualifikimeve për Conference League.

/GazetaBlic Sport