Sporti

Antwerp – Drita, ja kur do të zhvillohen dy ndeshjet e raundit tjetër kualifikues

07/13/2022 08:38
nga:Mergim Rreci

Drita ka shënuar fitore tejet të rëndësishme mbrëmë në “Fadil Vokrri”.

Skuadra kosovare arriti ta mposht Inter Turkun në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Conference League me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita e nisi furishëm me golin e parë që u shënua që në minutën e 3’të me anë të Simonovskit i cili u asistua nga Arbnor Muja.

Arbnor Muja ishte kryefjala e këtij takimi edhe në pjesën e dytë duke realizuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht në minutën e 49’të dhe më pas në të 51’tën Arbnor Muja realizoi për epilogun final të këtij takimi.

Drita vazhdon tutje në rrethin tjetër kualifikues ku do të përballet me skuadrën belge, Antwerp.

Ndeshja e parë zhvillohet me 21 korrik në Belgjikë, kurse ndeshja e kthimit me 28 korrik, në “Fadil Vokrri”.