Kupa e Botës 2022

Antonio Rudiger zbulon një fakt interesant që lidhet me Keylor Navas

11/17/2022 11:02
nga:Mergim Rreci

Antonio Rudiger foli për Bild dhe bëri një zbulim të pazakontë.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit u pyet për Keylor Navas, pasi Gjermania dhe Kosta Rika do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e grupeve të Kupës së Botës dhe përfundoi duke zbuluar se portieri është pronari i shtëpisë së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Rudiger jeton në Madrid në shtëpinë që i përkiste Keylor Navas, kur kostarrikani luante për Merengues.

“Përderisa paguaj qiranë… Keylor është një portier i madh, nuk e nënvlerësoj. Por sigurisht që dua të mposht Kosta Rikën”, ka komentuar ai, i pyetur nëse Navas do ta përjashtonte nga shtëpia nëse gjermanët ‘e eliminojnë’ Kosta Rikën nga Kupa e Botës.

Rudiger ka qenë në lajme orët e fundit edhe për një arsye tjetër. Reprezentuesi gjerman do të dhurojë të gjitha paratë që fiton nga çmimet dhe publiciteti gjatë Kupës së Botës për të financuar operacionet për fëmijët në Sierra Leone, vendi i origjinës së familjes së tij.

/GazetaBlic Sport/