Sporti

Antonio operohet me sukses, rikuperimi i tij do jetë shumë i gjatë

12/09/2024 15:02
nga:E K

Futbollisti i West Ham, Michail Antonio, ka kaluar me sukses operacionin e tij, ka bërë të ditur drejtuesit e klubit londinez.

“Ne mund të konfirmojmë se Antonio iu nënshtrua një operacioni pas një frakture të gjymtyrës së poshtme të pësuar në një aksident automobilistik të shtunën. Ai do të qëndrojë në spital ku gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor”, thuhet në deklaratë, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas vlerësimeve fillestare, ai do të jetë jashtë fushës për të paktën një vit.