Vitesse ishte “viktima” e parë e Antonio Contes si trajner tek Tottenham, duke pasuar në pozicionin e portugezit Nuno Espírito Santo.
Skuadra angleze mundi holandezët me rezultat 3-2, në një përballje elektrizuese në Londër, duke llogaritur për Ligën e Konferencës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte një ndeshje e çmendur. Nuk më pëlqejnë këto lojëra të çmendura: kjo do të thotë se çdo gjë mund të ndodhë”, ka thënë trajneri italian.
Pavarësisht pasigurisë në rezultat deri në fund, të drejtuartit e Contes arritën objektivin kryesor, me synimin për t’u kualifikuar në fazën tjetër të kompeticionit.
“Në të njëjtën kohë, ne duhet të fitojmë dhe fituam. Ne rrezikonim një rezultat negativ, pasi arritëm 3-0, por përfunduam duke pranuar dy gola që mund t’i shmangnim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


