Sporti

Antonio Conte me kërkesa të mëdha, drejtuesit e Manchester United nuk janë të interesuar më për të

10/29/2021 18:35
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetës angleze The Sun, Manchester United nuk do të vazhdojë negociatat me trajnerin italian Antonio Conte për shkak të kërkesave të larta për pagë të trajnerit italian.

Trajneri, i cili fitoi 14 milionë euro në sezon te klubi i tij i fundit, Interi, do të ketë kërkuar 21 milionë euro, shifra që lanë të pakënaqur drejtuesit e djajve të kuq, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke pasur parasysh mungesën e mirëkuptimit me Antonio Conten, gazeta britanike tha se Ole Gunnar Solskjaer mund ta çojë deri në fund këtë sezon, megjithëse, siç dihet, pozicioni i norvegjezit është nën presion jashtëzakonisht të lartë në krye të skuadrës së Manchester United. .

Në mesin e emrave tjerë të përmendur janë edhe ai i Zinedine Zidane dhe Frank Lampard.

/GazetaBlic Sport/