Sporti

Antonio Conte kërkon Lorenzo Insignen tek Tottenham

12/16/2021 09:32
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte po përpiqet të tërheqë italianin Lorenzo Insigne drejt Tottenham Hotspur në janar, sipas raportimeve, pasi kontrata e tij me Napoli po mbaron.

30-vjeçari është kapiteni i klubit të qytetit të tij, i cili aktualisht është në sfidë për titullin e Serie A dhe është në play-off të Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Sidoqoftë, kontrata e tij do të skadojë në qershor 2022 dhe negociatat për një zgjatje kanë qenë jashtëzakonisht të vështira.

Ai do të jetë agjent i lirë në qershor dhe ka qenë i lidhur me Interin ose Lazion e Maurizio Sarri, nëse do të mbetej në Serie A.

Conte besohet të jetë një admirues i Insigne dhe ata kanë punuar së bashku kur Conte ishte në stolin e Italisë nga 2014 deri në 2016.

Sidoqoftë, Insigne pati vetëm gjashtë ndeshje nën drejtimin e Conte, pasi ai kishte një dëmtim të ligamentit të gjurit në 2014.

/GazetaBlic Sport/