Trajneri i Napolit, Antonio Conte, beson se skuadra do të japë gjithçka nga vetja, pavarësisht situatës së vështirë për shkak të numrit të madh të lëndimeve, në ndeshjen e nesërme ndaj Chelsea.
Conte nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në një grup lojtarësh kundër londinezëve, përfshirë Kevin De Bruyne, David Neres, Matteo Politano, Vanja Milinkovic-Savic, Amir Rahmani dhe Frank Zambo Angisa.
Napoli zë vendin e 25-të në renditje në turneun më prestigjioz evropian të klubeve dhe i duhet një rezultat pozitiv për të hyrë në 24 vendet e para dhe për të vazhduar në eliminuese.
“Do të jetë një natë e jashtëzakonshme sepse bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme dhe emocionuese kundër Chelseat – një ekip që e kam stërvitur për dy vjet. E njoh këtë klub, i di planet e tyre. Po i afrohemi ndeshjes me qëndrimin dhe vendosmërinë e duhur. E dimë që gjithçka është në lojë, e dimë forcën e kundërshtarit, duhet t’i respektojmë të gjithë kundërshtarët, por në të njëjtën kohë duam të ecim përpara dhe të arrijmë diçka domethënëse. Nesër do të duhet të japim gjithçka për t’u larguar nga stadiumi me kokën lart. Pastaj, duke pasur parasysh rezultatin, do të shohim nëse mund të vazhdojmë në fazën eliminuese“, tha specialisti.
/GazetaBlic Sport/


