Sporti

Antonio Conte arrin në Londër, do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Spurs

11/01/2021 15:02
nga:E K

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Tottenham pas vetëm katër muajsh në detyrë.

Humbja dëshpëruese e Tottenhamit ndaj Manchester United të shtunën rezultoi një goditje fatale për shpresat e Nunos për të qëndruar në krye, përcjell GazetaBlic Sport.

Spurs menjëherë janë futur në aksion për ta zëvendësuar Nunon.

Di Marzio raporton se Conte ka zbritur në Londër dhe pritet të nëshkruajë kontratë dy-vjeçare me Spurs.

/GazetaBlic Sport/