Sporti

Antonio Cassano nuk e merr fare parasysh skuadrën e Piolit: Me Leaon apo pa, Milani është inferior ndaj Interit

05/16/2023 09:13
nga:Mergim Rreci

Antonio Cassano deklaroi se Interi ka gjasa të vogla për të humbur ndaj Milanit në gjysmëfinalem e dytë të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë zhgënjyen në ndeshjen e parë të derbit të tyre gjysmëfinal evropian, duke u dukur të eliminuar në një humbje të dhimbshme 2-0 ndaj Nerazzurrëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Mungesa e Rafael Leaos dhe lëndimi i hershëm i Ismael Bennacer e la Stefano Piolin pa opsionet e duhura në fushë, duke lejuar Interin të bëjë një hap të rëndësishëm përpara.

“Me Leaon apo pa, ndryshon pak, Milani është inferior ndaj Interit. Portugezi nuk është Kaka apo Ronaldinho, nuk e shoh në atë nivel.

“Për mua duhet të ndodhë një katastrofë që Interi të eliminohet. Pas ndeshjes së parë, paraqitjes së muajit të fundit dhe epërsisë me dy gola, për mendimin tim nuk ka asnjë shans për kuqezinjtë. Ndoshta do të bëj parashikimin e gabuar për të disatën herë…”, tha Cassano.

/GazetaBlic Sport/