Showtime

Antonela flet hapur këta janë dy banorët më fallco brenda “BBV”, sipas saj

01/17/2022 19:09
nga:Donika Fetahu

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha, njihet si një nga personazhet më dinamike.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ka folur hapur për shumë gjëra, shkruan GazetaBlic.

Ajo ndër të tjera ka treguar se cilët janë banorët më fallco brenda shtëpisë sipas saj.

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje’, u shpreh Antonela./GazetaBlic/