Showtime

Antonela Berisha: Ja si reagoi Trixa kur pa videon e Borës dhe Donaldit!

05/18/2022 23:14
nga:G C

Sigurisht që pas videos së Borës dhe Donaldit që u përhap me shpejtësi, të gjithë kemi qenë kuriozë për reagimin e Beatrix. Epo këtë e ka zbuluar Antonela Berisha. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Antonela ka treguar se atë natë vajzat kanë qenë duke darkuar të dyja.

“Pamë që njerëzit po na shihnin çuditshëm, thamë ç’ndodhi! Kur menjëherë pam që kudo po qarkullonte ai lajm. Trixa nuk reagoi fare madje vazhduam darkën me qetësi”- ka thënë Antonela duke qeshur.

Gjithashtu ajo ka treguar se Trixa e ka dashur me shpirt Donaldin, ndërkohë që nuk ishte e njëjta gjë nga ana e tij. Pra, mesa duket Trixa tashmë e ka pranuar idenë se Bora dhe Donaldi janë bashkë e thjesht ka vendosur që të ecë përpara.