Lajme

Anton Quni për padinë ndaj Serbisë – Është diçka që nuk bëhet dy herë, andaj duhet kujdes dhe analizë e mirëfilltë

05/14/2021 21:05
nga:M K

Anton Quni në “Blic Interview me Astrit Gashin” ka thënë se shpreson që kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, deklaratën për gjenocid mos ta ketë bërë vetëm për arsye populiste.

Tutje, deputeti i parlamentit shtoi se kjo nuk është një punë që bëhet dy herë, andaj duhet kujdes dhe një analizë e mirëfilltë.

“Po shpresoj që z. Kurti e ka menduar mirë këtë punë, pra që të mos jetë deklaratë populiste. Duhet një bashkëpunim i mirë me institucionet e Kosovës, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe dëshmitarë të kohës.

Sa i përket të drejtës morale, ky angazhim duhet të argumentohet me fakte të pranueshme për faktorin ndërkombëtar. Edhe në të kaluarën ka pasur tentime nga shtete të tjera, por që kanë dështuar. Kjo nuk është çështje që bëhet dy herë, andaj duhet kujdes”, tha ndër të tjera Quni.

LEXO EDHE:

Shërbimi i detyruar ushtarak! Anton Quni thotë se do të kërkojnë përgjegjësi nga VV-ja për ndryshim të planprogramit

/GazetaBlic/