Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka kujtuar 23-vjetorin e Betejës së Koshares, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetin socia “Facebook”, ai shkroi se në Koshare do të bindet gjithsecili për madhështinë e shqiptarëve që i kanë dalur zot atdheut të tyre.
“Në qoftë se ndonjëherë ke mëdyshje në vlerat e kombit tënd apo nuk ke besim në vetveten, eja në Koshare dhe degjo rrëfimet e luftëtarëve të betejës.
Aty do të bindesh per madhështinë e shqiptareve te ardhur nga katër anët e Botës per t’i dalë zot atdheut.
E kur të mbijetuarit e betejes nuk do te jenë më, degjoje heshtjen e 113 heronjëve, ajo të bën krenar të jesh shqiptar”, shkroi Quni.


